Zyrtarizohet vendimi, klubi shqiptar ndan rrugët me trajnerin

Zyrtarizohet vendimi, klubi shqiptar ndan rrugët me trajnerin

Tani është zyrtare, Prishtina ka ndarë rrugët me trajnerin Alban Dragusha. Lajmi është bërë publik nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Postimi:

FC Prishtina njofton se me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë bashkëpunimi me trajnerin Alban Dragusha.
Dragusha udhëhoqi ekipin tonë në 11 ndeshje gjatë fazës së fundit të kampionatit, duke dhënë kontributin e tij profesional dhe përkushtimin maksimal për klubin.

Klubi e falënderon trajnerin Alban Dragusha për punën dhe angazhimin e treguar gjatë kësaj periudhe, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij.

Etiketa:
  • Prishtina