Greqi

Zjarret në Megara përhapen me shpejtësi/ Lëshohen urdhra evakuimi. Kuajt vrapojnë të tmerruar për t’i shpëtuar flakëve

Zjarret në Megara përhapen me shpejtësi/ Lëshohen urdhra evakuimi. Kuajt vrapojnë të tmerruar për t’i shpëtuar flakëve

Fronti i zjarrit në Kandili, Megara është duke u përhapur me tërbim dhe imazhet nga vendbanimi janë tronditëse.
Flakët po përhapen me shpejtësi drejt Agia Skepit, me ankthin e banorëve që po intensifikohet.

Po ashtu autoritetet kanë bërë thirrje për evakuim.

Një video tronditëse e regjistruar nga SKAI kap imazhin e zjarrit shkatërrues, ndërsa shihen duke vrapuar në panik dhe frikë, duke mos ditur se ku të shkojnë. Sipas informacioneve, të tre kuajt arritën të shpëtohen.