Politikë

Zgjedhjet e 11 majit/ Ilirian Celibashi: Derisa opozita e quan farsë, diçka nuk ka shkuar mirë, por jo për të diskutuar legjitimitetin

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ishte i ftuar në Log ku foli ndër të tjera për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.

Në opinionin e tij, nisur nga pakënaqësitë e opozitës e cila e quan farsë elektorale, diçka nuk ka shkuar mirë, e megjithatë kjo nuk e bën qeverisjen e majtë jolegjitime.

“E kuptoj shumë mirë kur opozita i konsideron një farsë, dmth ka dicka që nuk shkon aty, natyrisht ka patur gjëra që skanë shkuar por jo të tilla për të vënë në disktuim legjitimitetin e atyre që qeverisin sot”, tha Celibashi.

Ilirjan Celibashi: KQZ apo komisioneri shtetëror janë pjesë e asaj që gjykohet nga vëzhguesit apo opinion public, nuk do të ishte e besueshme për këdo tjetër opinion im. Ndaj thashe se cfarë ka thënë ODIHR është ajo s’ka nevojë, ndonjëherë duke u përpjekur. Janë shkruar qartë. Ajo do lexuar sic e kanë thënë. Nëse ODIHR e thotë kështu, duhet të merret ashtu.

Nuk ka një gjykim të dytë ajo ca përfaqsoj, e vërteta ime është që këto zgjedhje prodhuan këtë qeveri bazuar në votën e qytetarveve për këtë jam i sigurt.

E kuptoj shumë mirë kur opozita I konsideron një farsë, dmth ka dicka që nuk shkon aty, natyrisht ka patur gjëra që skanë shkuar por jo të tilla për të vënë në disktuim legjitimitetin e atyre që qeverisin sot,