Politikë

“Zëri i qytetarëve nuk mund të izolohet brenda kufijve”, Albana Vokshi: Mediat e huaja raportojnë për revoltën kundër padrejtësisë

Deputetja e PD, Albana Vokshi përmes një reagimi në rrjetet sociale, shkruan se protesta e 10 shkurtit ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare.

“Mediat e huaja po raportojnë për revoltën qytetare kundër padrejtësisë, korrupsionit dhe kapjes së shtetit.

Kur realiteti bëhet i pamohueshëm, ai nuk fshihet dot ai transmetohet.

Shqipëria nuk është më një lajm i censuruar brenda kufijve. Sot ishte lajm në botë”, shkruan Vokshi.