Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi, teksa policia sot ka arrestuar një person dhe shpallur në kërkim një tjetër.
I arrestuari Enea Zyferi ishte i punësuar si kamerier në lokalin e të shpallurit në kërkim si autor, Armand Shaka.
Ai dyshohet të ketë ndihmuar atë dhe të ketë qenë prezent kur 34 vjeçari Koçi është mbajtur peng.
Policia e Tiranës ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me zhdukjen e Eglant Koçit.
Autoritetet bëjnë me dije se kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim 41-vjeçarin Armand Shaka, i cili dyshohet për rrëmbimin dhe mbajtjen peng të Koçit.
Sakaq, policia zbulon se pavarësisht identifikimit të 41-vjeçarit dhe kontrollit të imtësishëm në ambientin e dyshuar, ku dyshohet se mbahej peng 34-vjeçari, si dhe në shumë ambiente të tjera dhe në terren, deri tani nuk është bërë e mundur gjetja e Eglant Koçit.
- FOTO/ Dyshohet se u rrëmbye, ky është momenti i fundit i Eglant Koçit para zhdukjes
- Zhdukja e Eglant Koçit në Tiranë, publikohet fotoja e autorit të dyshuar Armand Shakaj
- Zhdukja e Eglant Koçit, policia njoftim zyrtar: Shpallet në kërkim i dyshuari për rrëmbimin e të riut (EMRI)
- Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, arrestohet një i dyshuar. 34-vjeçari për herë të fundit u pa te sheshi ‘Wilson’
- Eglant Koçi
- Enea Zyferi
- i zhdukur
- kriptovalutat
- Tirane