Kronikë

Vlorë/ Një pushues dëmtohet nga helika e skafit (VIDEO)

VLORË- Një person është aksidentuar në det. Sipas informacioneve paraprake, ai dyshohet se ka pësuar prerje të rëndë në këmbë nga helika e një skafi.

I plagosuri është transportuar me urgjencë për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Autoritetet pritet të zbardhin detaje të mëtejshme, ndërsa hetimet janë në vijim.