Kryesore

Vlora disa ditë pa ujë të pijshëm/ Banorët nisin protestën, hyjnë me bidonë në Teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin shfaqjen gala të Bashkisë (VIDEO)

Qyteti i Vlorës ka prej disa ditësh pa ujë të pijshëm. Ndërkohë që thirrjes për të dalë në një protestë gjatë darkës së sotme i janë përgjigjur dhjetëra qytetarë vlonjatë.

Ata janë mbledhur, për të shprehur revoltën e tyre ndaj pushtetit lokal dhe qendror që i ka lënë pa ujë prej ditësh, përpara Teatrit Petro Marko.

Qytetarët e shumtë shkuan pikërisht aty pasi bashkia po organizon një festë të fundvitit në ambientet e teatrit për punonjësit e saj dhe kanë ndërprerë shfaqjen.

“Duam Ujë”, ishte thirrja e tyre. Ndërkohë që u tensionuan edhe me policinë që mbronte ambientet ku ishte mbledhur bashkia të festonte.