SHBA ashtu siç kanë paralajmëruar kanë vazhduar sulmet ndaj trafikantëve të drogës.
Një tjetër anije është goditur në Oqeanin Paqësor nga ushtria amerikane duke lënë të vdekur 5 persona.
“Një total prej pesë narkoterroristësh u vranë në këto veprime – tre në anijen e parë dhe dy në të dytën”, tha Komanda e Përbashkët e SHBA-së përgjegjëse për Amerikën e Jugut (SOUTHCOM) nëpërmjet një reagimi në platformë X.
Që nga shtatori, forcat e armatosura amerikane kanë nisur dhjetëra bombardime të tilla në Karaibe dhe Paqësor.
Të paktën 104 persona, anëtarë të bandave kanë humbur jetën, sipas njoftimeve të Uashingtonit.