Kryesore

U bllokua nga reshjet e borës, hapet rruga që lidh Tropojën me Valbonën

Aksi rrugor Tropojë–Valbonë është funksional pas bllokimit që pësoi nga reshjet e borës mëngjesin e të premtes.

Në pjesët ku ka prezencë akulli vijon kriposja, ndërsa në një pjesë kanë filluar reshjet e shiut.

Policia Rrugore apelon drejtuesit e mjeteve të moderojnë shpejtësinë, të rrisin vigjilencën gjatë drejtimit të mjetit dhe të ndjekin udhëzimet me qëllim shmangien e rreziqeve nga kushtet atmosferike.