Sport Bota

Triumf me peshë për mbijetesën, Lecce fiton me Ramadanin në fushë

Lecce mundi 2-1 Udinesen në ndeshjen e Serie A. Te Lecce titullar ishte Ylber Ramadani, me mesfushorin e kombëtares që luajti 90 minuta. Paraqitja e Ramadanit u vlerësua me notën 7.3.

Me këtë sukses, Ramadani me shokë largohen disa nga zona e ftohtë, por rreziku për Leccen ekziston, pasi ka vetëm 3 pikë më shumë se Fiorentina e vendit të 18-të.

Në sfidën tjetër të luajtur, Bologna-Parma përfundoi 0-1 për skuadrën e trajnerit Guesta.