Sport Bota

Sulmuesi i kombëtares shndërrohet në hero, gol vendimtar në Turqi

Indrit Tuci i jep fitoren skuadrës së Kayserispor, në ndeshjen ndaj Kasimpasas (3-2).

Sulmuesi kuqezi u fut nga stolid dhe realizoi gol, në minutën e 81-të. Për Tucin, ky është goli i 3-të me fanellën e Kayserispor.

Më herët, ai ka luajtur për Lokomotivën e Zagrebit, ndërsa kartoni i tij zotërohet nga Sparta e Pragës.