Kryesore

Sulmi ndaj dy anijeve cisternë në Detin e Zi, dalin pamjet. Ja momenti kur goditen me dron

Dy anije cisterën u shënjestruan një ditë me parë nga një sulm me dronë në Detin e Zi. Sulmi u raportua në një zonë detare pranë portit të Novorossiysk në orët e para të mëngjesit.

Në rrejte sociale po qarkullojnë pamje të momentit kur cisternat sulmohen me dron.

Sipas LSEG , cisterna është Delta Harmony , e operuar nga kompania greke Delta Tankers dhe pritej të ngarkonte naftë nga Tengizchevroil , ashtu si edhe Matilda, e operuar nga kompania greke Thenamaris dhe pritej të ngarkonte naftë nga Karachaganak.

Ndërkohë, një video e publikuar në platformën X, duket edhe momenti kur droni godet cisternën Delta Harmony.