Show Bizz

Sardi si kurrë më parë, sjell një baladë ndryshe. Ndjesi e fortë dhe melodi që prek, publikohet nesër kënga që pritet të bëhet virale

Kënga që pritet të kthehet në virlae publikohet nesër. Sardi Strugaj lançon të premten projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “Do dehemi bashkë”.

Pas baladave që i dhanë emër dhe stil, Sardi duket se këtë herë ka zgjedhur të shpërthejë ndryshe. Paralajmërimet janë të qarta: ritëm, energji dhe një kthesë në muzikën e tij.

Me nji Jack mshef ndor e po ndihem vetëm, e po ndihem vetëm. Dy tri gota sa i pi për ty filloj shprehem, për ty filloj shprehem”, është vetëm pak nga teksti i këngës dhe klipi që këngëtari ka publikuar në Instagramin e tij.

“Sardi i baladave, shpërthen këtë herë!”, shkruajnë ndjekës të shumtë në rrjetet sociale, ndërsa teaser-at që ai ka publikuar kanë ngritur pritshmëritë për një këngë që do bëjë zhurmë në rrjet.

Projekti i ri muzikor pritet të marrë vëmendje të madhe, veçanërisht në platforma si TikTok dhe Instagram, ku Sardi ka ndërtuar një bazë të fortë fansash.

Do jetë kjo hiti i radhës? Mbetet për ta dëgjuar, por pritshmëritë janë mjaft të mëdha sidomos kur bëhet fjalë për një artist tanimë të afirmuar me tregun muzikor shqiptar.