Politikë

Protesta kombëtare, Berisha mbërrin në selinë e PD, pritet me brohorima nga mbështetësit e tij

Kreu i PD Sali Berisha ka mbërritur në selinë e PD ku është pritur me brohorima nga mbështetësit e tij.

Në orën 18:00 pritet të nisë edhe protesta kombëtare.

Në këtë protestë janë vënë në gatishmëri mbi 1300 forca policore Forcat Shqiponja, dhjetëra agjentë civilë si edhe 5 autobotë.

Opozita ka bërë thirrje që qytetarët të bashkohen në protestën kombëtare për të rrëzuar regjimin.