Sport Bota

Partizani triumfon në miqësore, mund Vorën

Partizani triumfoi 1-3 ndaj Vorës në miqësore. Në pjesën e parë ishte Vora që kaloi në avantazh me anë të Torrajt.

Në fraksionin e dytë të lojës, Partizani u shfaq më ngulmues dhe mori një ndihmë nga Vinicius i skuadrës së Vorës, pasi një reagim i tepruar i tij ndaj Tomës solli edhe kartonin e kuq, duke lënë ekipin vendas me 10 lojtarë që në minutën e 58.

Partizani përfitoi nga epërsia numerike dhe ia doli që të gjente shpejt golin e barazimit pikërisht me Tomën.

Të kuqtë u hodhën në sulm dhe kërkuan një tjetër gol, por u ndëshkuan nga kundërsulmi i Prengajt, i sinjalizuar më pas në pozicion jashtë loje.

Më pas, e kishte radhën Albers Keko të kthehej në protagonist kryesor. Ai fillimisht i dha avantazhin Partizanit në minutën 77 e me një gjuajtje me kokë.

Më pas, sulmuesi vulosi rezultatin përfundimtar 3-1 me një aksion individual, duke i dhënë suksesin Partizanit në këtë miqësore në stadiumin e Vorës.