Kryesore

Një person futet në një market dhe qëllon me armë, disa viktima dhe të plagosur në Kiev

Momente paniku dhe frikë kanë përjetuar disa qytetarë që ndodheshin në një market në Kiev, pasi një person hyri i armatosur duke qëlluar

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, autori mori peng disa persona duke mos i lejuar të largoheshin nga ambientet e market.

Fatkeqësisht nga të shtënat me armë humbën jetën disa persona, ndërsa disa të tjerë u plagosën. Mes të plagosurve raportohet se ka edhe fëmijë. Forca të shumta policie rrethuan zonën.