Politikë

Nis “Foltorja 2”, Berisha i bashkohet protestuesve para Kryeministrisë

TIRANË- Ka nisur këtë të hënë “Foltorja” e dytë e Partisë Demokratike para Kryeministrisë.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, eshtë nisur drejt Kryeministrisë, për t’ju bashkuar “Foltores”, ku janë bashkuar edhe simpatizantë e mbështetës të PD.

Partia Demokratike, kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Në fokus të protestës së sotme vijojnë të jenë akuzat ndaj qeverisë për “heshtjen” e opozitës në parlament, korrupsionin si dhe mungesën e votës së lirë.