Politikë

“Nesër më shumë!” Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në Bulevard

“Nesër më shumë!” Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në Bulevard

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin e tyre në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Tubimi i sotëm ka vijuar me mesazhe dhe deklarata nga qytetarë e përfaqësues të protestës, ndërsa në përfundim të fjalimeve pjesëmarrësit janë zhvendosur në formë marshimi përgjatë bulevardit.

Me thirrjen “Nesër më shumë!”, protestuesit kanë paralajmëruar vijimin e tubimit nesër.

Protesta e sotme shënon ditën e 66-të të tubimeve të përditshme kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.