Ndërsa protesta qytetare rritet, pas telave me gjemba hiqet edhe gardhi rrethues në Zvërnec dhe Porto Novë

Ndërsa protesta qytetare rritet, pas telave me gjemba hiqet edhe gardhi rrethues në Zvërnec dhe Porto Novë

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm ka ndodhur ditën e sotme në zonën bregdetare të Vlorës. Pas heqjes së telave me gjemba pak ditë më parë, sot është hequr totalisht gjithë gardhi rrethues në zonën e Zvërnecit dhe Porto Novës.

Ky vendim vjen pas protestave të njëpasnjëshme të shoqërisë civile, banorëve dhe aktivistëve të mjedisit, të cilët kishin denoncuar rrethimin e kësaj hapësire që gëzon statusin e zonës së mbrojtur.

Protestat masive në Tiranë zhvillohen prej 4 ditësh, dhe të tjera ende paralajmërohen nga qytetarët.