Fantastik Vedat Muriqi. Sulmuesi dardan ka realizuar dy gola në humbjen 3-2 të Mallorcas ndaj Espanyol.
Fillimisht, ai përktheu në gol një penallti, në minutën e 45-të. Goli i dytë personal i Muriqit erdhi në të 65-tën, pas një asisti të Darder.
Gjithsesi golat e 31-vjeçarit nuk mjaftuan për Mallorcan që të dilte me pikë nga ky takim.
Skuadra nga Mallorca renditet në vendin e parafundit me vetëm një pikë të grumbulluar.