Lajmet e fundit

Mediat iraniane nxjerrin pamje të reja, momenti kur goditet avioni amerikan

Mediat iraniane kanë publikuar disa pamje të reja të sulmit të avionit amerikan që u rrëzua mbrëmjen e të hënës në ishullin Qeshm në Gjirin Persik.

Në videon e publikuar shihet momenti kur shpërthen në flakë. Video është publikuar disa ditë pasi Teherani rrëzoi një avion amerikan F-15 mbi Iranin qendror. Disa orë më vonë, Presidenti i SHBA-së Donald Trump konfirmoi shpëtimin e oficerit të pilotit.