Kryesore

Me pranga në duar, i shoqëruar nga agjentët e DEA, Maduro i përshëndet dhe i uron për Vitin e Ri

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro mbërriti ë dielën në Nju Jork, pasi u kap nga forcat amerikane. Maduro u kap pas një operacioni të zhvilluar në bazën e tij ushtarake në Karakas dhe sulmeve nga SHBA.

Ndërkohë në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale lideri i Venezuelës shhet në me pranga në duar i shoqëruar nga agjentët, në ambientet e DEA.

Maduro shihet i qetë dhe nuk ka ngurruar të urojë edhe Vitin e Ri, ndërsa shoqërohej nga agjentët.

Pas muajsh kërcënimesh, presioni dhe përgatitjesh, Shtetet e Bashkuara kryen sulmin. Komandot e Delta Force, duke përdorur inteligjencën nga një “burim” i CIA-s, gjetën dhe kapën Maduron dhe gruan e tij, Celia Flores, ndërsa forcat amerikane nisën sulme “në shkallë të gjerë” në Venezuelë.