Politikë

Këshilli i Mandateve diskuton sot për imunitetin e Ballukut, Rama mbledh Qeverinë në Kryeministri

Teksa sot është një ditë e ngjeshur me zhvillime politike, ku pritet që Këshilli i Mandateve dhe Imunitetet pritet që të mblidhet ku do të diskutojë për kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, kryeministri Edi Rama ka mbledhur Qeverinë.

Siç shihet nga pamjet, ministrat e kabinetit qeveritar kanë hyrë në godinën e qeverisë.

Mes tyre është parë të hyjë dhe Belinda Balluku, e cila për t’iu shmangur vëmendjes dhe fokusit të mediat, ka dalë nga mjeti duke folur në telefon dhe ka hyrë me shpejtësi në Kryeministri.