Politikë

“Jam hajdute e rangut të parë, kë e kap nuk del i gjallë”! “Shqipëria Bëhet” nis protestën para Kryeministrisë, pankarta ironizuese për Ramën dhe Ballukun

“Shqipëria Bëhet” nis protestën para Kryeministrisë.

Mbështetësit e Adriatik Lapajt mbajnë pankarta ironizuese për kryeministrin Edi Rama dhe zëvendësen e tij, Belinda Balluku.

Një tjetër pankartë satirizuese ishte edhe ajo ku shkruhej: “Shqiptarët po mbyten, Kryeministri loz me breshkat”.

“Shqipëria Bëhet” kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëses së tij, Belinda Balluku pasi kjo e fundit u mor e pandehur nga SPAK për aferën me tenderat e tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe të Tiranës.

SPAK ka kërkuar gjithashtu heqjen e imunitetit me qëllim arrestimin e Ballukut, por kërkesa e Prokurorisë së Posaçme ka hasur në rezistencën e mazhorancës socialiste.