Lajmet e fundit

Helikopteri rrëzohet mbi një autostradë në Kaliforni, të paktën tre të plagosur

Të paktën tre persona janë plagosur rëndë sot, në Kaliforni, kur një helikopter ra mbi një autostradë.

Sipas burimeve, helikopteri ra në Sakramento të Kalifornisë dhe i përkiste autoriteteve spitalore.

Deri tani, nuk ka informacion nëse helikopteri po shkonte me urgjencë drejt spitalit rajonal apo po kthehej prej tij.

Autoritetet ndodhen në vendin e aksidentit dhe po hetojnë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.