Sport Bota

Gol dhe festë me shqiponjë, sulmuesi shqiptar realizon në Champions

Medin Memeti ka realizuar gol në Championsin Aziatik. Sulmuesi me prejardhje shqiptare shënoi në sfidën ndaj Johor, takim ky i fituar 2-0 nga skuadra ku aktivizohet Memeti, Melbourne City.

Memeti realizoi për llogarin e ekipit australian, në fundin e sfidës. Ai nuk hezitoi që të festonte, pikërisht me shqiponjë.

18-vjeçari mbetet një talent me prespektivë në Australi, teksa luan në moshat e kësaj përfaqësueseje.