Politikë

+FOTO/ Balluku u ikën gazetarëve me vrap, pasi GJKKO la në fuqi pezullimin nga detyra si zv/kryeministre dhe ndalimin e daljes jashtë vendit

GJKKO la në fuqi 2 masat për Belinda Ballukun, pezullimin nga detyra si zv/kryeministre dhe ndalimin e daljes jashtë vendit.

Seanca e vlerësimit zgjati rreth 6 orë, ndërsa u ndërpre fillimisht pasi avokatët e kërkuan kohë të njiheshin me aktet e dosjes hetimore të SPAK.

Pasi GJKKO la të pandryshueshme masat, Belinda Balluku doli nga gjykata dhe refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve.

Zv/kryeministrja e pezulluar nga detyra u pa të largohej me nxitim në drejtim të automjetit që e priste përballë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.