Kryesore

Fishekzjarrë, paradë me makina, Fieri feston ditën e Pavarësisë

Atmosfera festive e Ditës së Pavarësisë vijon në qytetin e Fierit . Dhjetëra qytetare me flamuj në automjetet e tyre kanë përshkuar qendrën e qytetit, duke ndjekur traditën e përvitshme.

Qytetarë të grupmoshave të ndryshme i kanë përshëndetur duke iu bashkuar ritmit të festës mbarëshqiptare.

Ndërkohë parada e automjeteve është shoqëruar edhe me një spektakël fishekzjarrësh duke e bërë atmosferën edhe më elektrizuese.