Shoferët në Sahara janë përballur me një fenomen të pazakontë. Makinat e tyre janë goditur nga një masiv karkalecash, duke krijuar një ‘pritë’.
“Kaluam nëpër tufa karkalecash, ishte e pazakontë. Me kamerën arrita të kap disa pamje”, ka treguar Salah Abdelhadi.
Sipas mediave të huaja, ishujt Kanarie të Lanzarote, Tenerife dhe Fuerteventura janë prekur gjithashtu nga ky fenonem, apo siç e quajnë ndryshe ‘murtajë’.
Sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara, karkalecat, veçanërisht karkalecat e shkretëtirës, ??konsiderohen dëmtuesit më shkatërrues emigratorë në botë.