Politikë

“Dorëzoni Belindën!”, Lëvizja “Bashkë” proteston para Kuvendit kundër varfërisë dhe hajdutërisë

“Lëvizja Bashkë” ka organizuar protestën e tretë para Kuvendit.

Mbështetës të shumtë i janë bashkuar protestës, ndërsa shoqëroheshin me pankarta “Dorëzoni Belindën”. Protesta e Lëvizjes Bashkë vjen pas akuzave të shumta për korrupsion dhe varfërimin e qytetarëve.

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori gjatë fjalës së tij tha se qytetarët i janë bashkuar protestës para Kuvendit kundër korrupsionit.

“Sot unë kam zgjedhur të flas për të ardhmen që ne si shoqëri kemi forcën ta përfytyrojmë”, tha ai.