Sport Bota

Como “i shkel syrin” Europës, triumfon në Sardenjë

Como fitoi 1-2 ndaj Cagliarit, duke marrë një sukses të madh në Sardenjë. Të besuarit e Fabregas mbyllën pjesën e parë në epërsi, falë golit të Baturinas.

Vendasit barazuan shifrat me Espositon, por gëzimi ishte i përkohshëm, pasi Da Cunha dërgoi në festë tifozërinë e Comos. Como aktualisht renditet në vendin e pestë me 51 pikë dhe tashmë është në kërkim të një vendi që të çon në Europë. Ndeshja e radhës është ndaj Romës.