Anis Mehmeti në formë. Sulmuesi shqiptar ka shënuar një gol për panoramë në humbjen 1-3 të Bristol Cityt në Championship, ndaj Oxfordit.
Me një goditje të fortë me të djathtën, Mehmeti nuk i jep asnjë shans portierit kundërshtar.
Në këtë sezon të Championship, 24-vjeçari ka luajtur në 6 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola, ndërsa ka dhuruar pasin e fundit 2 herë.