Kronikë

2 vëllezërit dhe kushëriri u përplasën nga makina teksa luanin në trotuar, detaje nga aksidenti i tragjik me 2 viktima në Durrës: Automjeti i mori zvarrë, njëri vdiq në vend

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë që ndodhi mesditën e sotme në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Banorët thonë se të aksidentuarit janë 2 vëllezër me origjinë nga Berati dhe kushëriri i tyre i ardhur nga Puka.

Një nga vëllezërit dhe kushëriri i tyre mbetën të vdekur në vend nga përplasja fatale e automjetit që drejtohej nga Nikoll Radaçi ndërsa vëllai tjetër është plagosur rëndë dhe po dërgohet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ata thonë se kjo rrugë ku ndodhi aksidenti është burim aksidentesh dhe ata janë ankuar gjithmonë.

Banorët thonë se babai i 2 vëllezërve ndodhet në Itali për kurim pasi vuan nga një sëmundje e rëndë.