Vendoset në Britani/ Starmer njofton ndalimin e mediave sociale për grupmoshën nën 16 vjeç

Vendoset në Britani/ Starmer njofton ndalimin e mediave sociale për grupmoshën nën 16 vjeç

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka njoftuar se qasja në mediat sociale do të ndalohet për përdoruesit nën moshën 16 vjeç.

Ai e ka konsideruar këtë veprim një ndryshim të vërtetë fëmijët dhe të ardhmen.

“Mediat sociale i bëjnë fëmijët të pakënaqur, ua bëjnë më të lehtë ngacmuesve t’i ngacmojnë dhe abuzojnë me ta, dhe madje mund të dëmtojnë shëndetin e tyre mendor “, tha ai.

Plani përfshin një ndalim të të gjitha platformave kryesore të mediave sociale, me kufizime të veçanta për produktet online, të tilla si aplikacionet e lojërave, duke përfshirë heqjen e mundësisë për të biseduar me të huaj.

Etiketa:
  • britani
  • Keir Starmer
  • Starmer