Trump, në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, foli edhe luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.
Sipas Trump, disa vende të NATO-s ende po blejnë naftë dhe gaz nga Rusia, që në një mënyrë të tërthortë e financojnë luftën. Kjo, sipas Trump, duhet të marrë fund, të gjitha vendet duhet të miratojnë të njëjtat masa.
“Në mënyrë të pafalshme, edhe vendet e NATO-s nuk e kanë ndërprerë shumë energjinë dhe produktet energjetike ruse”, tha Trump. “Ata po e financojnë luftën kundër vetes së tyre.”
Më shumë se tre vjet pasi Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës, SHBA dhe Bashkimi Evropian ende importojnë miliarda euro energji dhe mallra ruse, duke filluar nga gazi natyror i lëngshëm deri te uraniumi i pasuruar.
“Ata po blejnë naftë dhe gaz nga Rusia ndërsa po luftojnë Rusinë. Është e turpshme për ta”, tha Trump.
Trump tha se SHBA-të janë gati të vendosin një raund tarifash ndaj Rusisë nëse nuk arrihet një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.
“Por që këto tarifa të jenë efektive, kombet evropiane, të gjithë ju që jeni mbledhur këtu tani, duhet të bashkoheni me ne në miratimin e të njëjtave masa.”