Kryesore

Ushtria izraelite bombardon godinën ku ‘fshihej’ ministri i Informacionit iranian, mister fati i tij

Ushtria izraelite ka sulmuar gjatë natës strehën ku ishte ministri i Informacionit i Iranit, Esmail Khatib.

Times of Israel raporton se një zyrtar izraelit konfirmoi se vendi ku ndodhej ministri iranian ishte goditur. I njëjti raport u transmetua edhe nga rrjeti izraelit Channel 12.
Ushtria izraelite po vlerëson aktualisht nëse ministri i Inteligjencës është vrarë apo është plagosur në sulm.

“Po presim rezultatet e sulmit. Duket se ka shkuar mirë”, i tha një burim izraelit rrjetit televiziv.