Kryesore

U nxor pas rreth 12 orësh nën rrënojat e Koloseut, ndërron jetë punëtori në Romë

Një punëtor i cili mbeti i bllokuar pasi një pjesë e një kulle mesjetare u shemb në zemër të Romës, ka ndërruar jetë, sipas zyrtarëve të spitalit.

Octay Stroici u nxor në orën 23:00 sipas orës lokale, gati dymbëdhjetë orë pasi një pjesë e Torre dei Conti, në buzë të Forumit të famshëm Romak dhe afër Koloseut, u shemb dhe e bllokoi poshtë.

Zemra e tij ndaloi në ambulancë dhe mjekët në spitalin ku u dërgua me urgjencë nuk arritën ta shpëtonin.

Ministria e Jashtme rumune tha se Stroici ishte shtetas rumun, ashtu si edhe një punëtor tjetër midis tre të tjerëve të nxjerrë nga rrënojat. Njëri thuhet se është në gjendje kritike.

Shpëtimi i Stroici-t u përshkrua fillimisht si një akt i jashtëzakonshëm nga zjarrfikësit që kishin punuar deri vonë natën. Ekipet e shpëtimit përdorën dronë dhe pastrues rrënojash për ta arrinin atë, pavarësisht rrezikut që kulla e brishtë të shembej më tej.

Ai kishte qenë i vetëdijshëm dhe kishte folur me punonjësit e emergjencës gjatë gjithë operacionit të shpëtimit. Gruaja e tij ishte gjithashtu në vendngjarje.