Show Bizz

Konfliktet me Noizyn/ U ekstradua nga Dubai, lirohet nga burgu Cllevio

Është liruar nga burgu reperi Kleviol Ahmeti, i njohur me emrin artistik “Cllevio”.

39-vjeçari po vuante dënimin në burgun e Fierit që prej tetorit të vitit 2025, pas ekstradimit nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ahmeti ishte dënuar për veprat penale të përndjekjes dhe thyerjes së masës së sigurisë, akuza të lidhura me konfliktin e tij me reperin Rigels Rajku, i njohur ndryshe si “Noizy”.

Me përfundimin e dënimit, ai tashmë është liruar nga qelia.