Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është në podiumin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke prezantuar “vizionin e tij për botën” dhe prioritetet e politikës së jashtme amerikane të përqendruara në “paqe, sovranitet dhe liri”.
Në të njëjtën kohë, sipas Shtëpisë së Bardhë, ai nxjerr në pah “ripërtëritjen e fuqisë amerikane” dhe të denoncojë erozionin e rendit botëror nga institucionet ndërkombëtare.
“Tani për tani nuk kemi asnjë emigracion të paligjshëm në SHBA. Mund të mos e besoni, por po ndodh. Kjo ekonomi në hije po shkatërron vende. Disa vjet më parë, njerëzit qeshën me ne, por sot ne mbrojmë kufijtë tanë dhe besoj se edhe ju duhet të bëni të njëjtën gjë. Po forcojmë pozicionet tona me vendet në Gadishullin Arabik.
Po nënshkruajmë marrëveshje për marrëdhënie më të mira me Mbretërinë e Bashkuar, BE-në, Malajzinë. Kam arritur të zgjidh mosmarrëveshjet që kishin çuar shtete të ndryshme në luftë. Shtatë luftëra kanë përfunduar në kohën time. Më është dashur të ndërhyj personalisht” – tha Trump.