Sport Bota

Tragjedia prek futbollin turk/ Ra nga tribunat e stadiumit, ndërron jetë tifozi

Tragjedi në ndeshjen e Kupës së Turqisë mes Kocaelispor dhe Besiktas. Harda Kaçmaz, një tifoz i Kocaelisporit i cili u lëndua pasi u rrëzua nga tribuna në Y?ld?z Entegre Kocaeli Stadium, vdiq në spitalin ku u dërgua. Incidenti në fjalë, ndodhi këtë të enjte. Klubi i Kocaelispor i ka shprehur ngushëllime familjes, për këtë humbje kaq të madhe.

“Fatkeqësisht, e humbëm Hardën… I shprehim ngushëllimet tona tifozit tonë Harda Kaçmaz, i cili humbi jetën në spitalin ku u dërgua; Allahu e mëshiroftë dhe i shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes, të dashurve dhe komunitetit tonë. Nuk do të të harrojmë kurrë, Harda…”, thuhet në njoftim.