Lajmet e fundit

Tragjedi në Corleone/ Gruaja vret vajzën me aftësi të kufizuara dhe më pas var veten. 8 muaj më parë…

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qendrën historike të qytetit të Corleones, ku një grua vrau vajzën e saj me aftësi të kufizuara dhe më pas var veten.

Karabinierët dhe ekipet e ndihmës së shpejtë 118 po kryejnë hetimin e ngjarjes.

Sipas banorëve, gruaja kishte humbur burrin tetë muaj më parë, një ish-infermier i spitalit Bianchi që ishte i njohur për mirësinë e tij. Pas humbjes së bashkëshortit, ajo mbeti e vetme për të kujdesur për vajzën e saj.