Sport Bota

Tjetër mungesë, Serbia “e cunguar” ndaj Shqipërisë

Serbia do të përballet me Shqipërinë me 11 tetor, në kuadër të kualifikueseve të botërorit. Situata në kampin serb nuk është dhe aq pozitive, pasi trajneri Stojkovic duhet të bëjë llogaritë pas disa futbollistë për arsye të ndryshme.

Për këtë takim nuk ia del dot sulmuesi i Crvena Zvezdës, Aleksandar Katai, i cili është i dëmtuar.

Ndaj kuqezinjve nuk luan kapiteni Milenkovic për shkak kartoni të kuq që mori ndaj Anglisë, ashtu edhe mesfushori Lukic për pezullim. Serbia pret Shqipërinë, në Leskovc.