Tiranë/ Autobusi i transportit publik përfshihet në aksident, disa të plagosur

Tiranë/ Autobusi i transportit publik përfshihet në aksident, disa të plagosur

Një autobus i transportit publik në Tiranë është aksidentuar ditën e sotme në afërsi të gjykatës së Tiranës.

Bëhet fjalë për linjën e Unazës, ndërsa nga aksidenti raportohet se udhëtarët janë dëmtuar nga impakti.

Ende nuk bëhen me dije shkaqet e aksidentit, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për plagosje të rënda.