Politikë

Tensione para Kryeministrisë! Protestuesit hedhin molotovë dhe fishekzjarre drejt godinës qeveritare

Edhe në protestën e sotme para Kryeministrisë, mbështetësit e opozitës hodhën bomba molotov dhe fishekzjarre me breshëri drejt godinës qeveritare.

Fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha, shënoi kulmin e protestës.

Në përfundim të saj, Berisha u pa duke tundur flamurin kombëtar ndërsa protesutesit ndoqën skenarin e tubimit të fundit, duke hedhur molotovë dhe fishekzjarre drejt godinës së Kryeministrisë.

Policia nga ana tjetër përdori ujin me presion drejt protestuesve.