Politikë

Tedi Blushi: Prania e Ballukut në Kuvend, mesazh që korrupsioni do të vijojë!

Pas përfundimit të seancës, kryetari i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tha për mediat se prania e zv/kryeministres Belinda Balluku në Kuvend, ishte një provokim i ulët i kryeministrit Edi Rama.

“Mesazhi që prania e zëvendëskryeministres përcolli, ishte që korrupsioni i Edi Ramës do të vijojë. Do vijojnë vjedhjet, jo vetëm me rrugët e florinjta por edhe me aferat që kanë dalë në dritën e diellit.

Ky ishte provolkimi i ulët i Edi Ramës. Sot, Zeqine Peleshi degjenroi për disa herë punimet e Kuvendit. Belinda Balluku duhet të ishte dorëzuar prej kohësh drejtësisë. Kuvendi është kthyer në mburojë. I bëj thirrje shqiptarëve, për të marrë pjesë masivisht në protestën kombëtare të thirrur nga opozita.”, theksoi Blushi në një prononcim për mediat para Kuvendit.