Sport Bota

“Tani është momenti të largohem”, Jordi Alba: Po mendoj për gjëra që më japin entuziazëm më shumë se futbolli

Jordi Alba vendosi që të largohej nga futbolli i luajtur në moshën 36-vjeçare. Mbrojtësi, i cili do të luajë deri në fund të sezonit për Inter Miamin, ka folur për këtë temë, në një intervistë të dhënë së fundmi.

“Fillova të vëreja gjëra që nuk i kisha vërejtur më parë – po mendoja për gjëra të tjera që më entuziazmonin më shumë. Po i jap fund diçkaje që kam bërë që kur isha katër vjeç. Është koha e duhur.”- tha Jordi Alba.