Tani edhe zyrtarisht, Napoli “i jep duart” trajnerit Conte

Tani edhe zyrtarisht, Napoli “i jep duart” trajnerit Conte

Në një postim zyrtar, Napoli ka bërë me dije se Antonio Conte nuk është më trajner i skuadrës. Klubi italian ka përshendetur Conten, duke i uruar më të mirat.

‘Napoli bën të ditur se ka zgjidhur në mënyrë konsensuale dhe përpara afatit të skadencës marrëdhëniet e punës me trajnerin Antonio Conte dhe bashkëpunëtarët e tij. Trajneri Conte në 2 sezone, drejtoi skuadrën në fitoren e titullit të 4-t kampion të Italisë dhe në fitoren e Superkupës së Italisë në 22 dhjetor.

Trajnerin dhe stafin e tij e falenderojmë për punën e shkëlqyer të bërë dhe urimet më të mira për të ardhmen dhe sfidat e tjera profesionale me të cilat do të vendosin që do të përballen. Faleminderit, mister!’-lexohet në komunikatën zyrtare të Napolit

Etiketa:
  • napoli