Kosova

Takimi i fundit elektoral, Kurti sulmon kryetarin e LDK që rikandidon për Prishtinën: Pa ide! 4 vitet që ikën, mos u kthefshin kurrë!

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot takimin e fundit elektoral për zgjedhjet lokale në Prishtinë, në krah të kandidatit Hajrulla Çekos.

Albin Kurti gjatë fjalës së tij, kritikoi kryetarin e LDK që rikandidon. Ai tha se këto 4 vite mos u kthefshin kurrë.

“Kryetar pa ide, pa vullnet. Si ajo anektoda jam këngëtar por s’këndoj. Nesër duhet ndëshkuar me votë e këto katër vite që shkuan mos u kthefshin kurrë”, tha Kurti.