Tajfuni “Jangmi” godet Japoninë, ka të lënduar. Ndërpriten disa linja linja transporti dhe anulohen fluturimet

Tajfuni “Jangmi” godet Japoninë, ka të lënduar. Ndërpriten disa linja linja transporti dhe anulohen fluturimet

Tajfuni “Jangmi” ka goditur Japoninë. Tajfuni u zhvendos në veri drejt ishullit kryesor jugor të Japonisë, Kyushu, duke shkaktuar erëra të forta dhe mot të keq në Okinaëa, ku katër persona u lënduan.

Si pasojë e stuhisë transporti u ndërpre, duke bërë që linjat ajrore kryesore të anulojnë disa fluturime nga Okinaëa dhe ishulli Amami-Oshima në provincën Kagoshima.

Ndërprerje të mëtejshme të fluturimeve priten të martën për linjat që shërbejnë në Kyushu dhe ishullin Shikoku.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë paralajmëroi për erëra të forta dhe reshje të dendura shiu, duke ngritur shqetësime për rrëshqitje dheu, përmbytje në zonat e ulëta dhe lumenj që dalin nga shtrati në rajonin Amami dhe pjesë të Japonisë perëndimore deri të mërkurën.

Etiketa:
  • japoni
  • Tajfun