Kryesore

Sulmet në Venezuelë dhe arrestimi i Maduros/ Guterres: OKB e shqetësuar për mosrespektimin e të drejtës ndërkombëtare

Në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nënsekretarja e përgjithshme, Rosemary DiCarlo, ka lexuar një deklaratë në emër të sekretarit të Përgjithshëm, Antonio Guterres.

Guterres thotë se është i shqetësuar që “rregullat e së drejtës ndërkombëtare nuk janë respektuar”, duke iu referuar veprimeve të SHBA-së në Venezuelë.

“Jam thellësisht i shqetësuar për intensifikimin e mundshëm të paqëndrueshmërisë në vend, ndikimin e mundshëm në rajon dhe precedentin që mund të krijojë për mënyrën se si zhvillohen marrëdhëniet midis shteteve”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Guterres.